Skip to content
Politikë

Arben Ahmetaj do të zëvendësohet, kush do marrë mandatin e tij në Kuvend?

· 1 min lexim

Deputetët e Partisë Socialiste në këtë vit të ri do të ndryshojnë përbërjen parlamentare.

 

Sipas rregullores së Kuvendit, Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e deputetit, , pasi për muajt e fundit nuk është paraqitur në seancat plenare, kjo për faktin se ai ndodhet në arrati. Seanca e 6 korrikut ishte e fundit kur Ahmetaj ka shkelur në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Pas 6 janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin.

 

Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore.

 

Po kush do e zëvendësojë Ahmetajn në Kuvend?

 

Pritet që në vendin e Ahmetaj të vijë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.

 

Në rast se Bici do të refuzojë marrjen e mandatit, sikundër përflitet, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.