Skip to content
Të Gjitha

Apeli rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë për lirim nga burgu

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg, për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia ka kërkuar lirimin nga qelia, me pretendimin se i ka kaluar afati i paraburgimit, shkruan “Faxweb”.

Në vendimin e 26 korrikut, Shkalla e Parë e rrëzoi kërkesën e Haxhisë, me pretendimin se nuk janë llogaritur vitet e burgut në Turqi dhe Shqipëri.

Mirëpo avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri, u shpreh se nuk është llogaritur si duhet burgu në Turqi, pasi atje një ditë është e barabartë me tre.

“Nuk është llogaritur drejt burgu në turqi pasi atje atje një ditë llogaritet 1 ditë si 3, kështu 4 vjet e katër muaj i ka bërë atje duke i llogaritur sipas kësaj në 12 vite”, u shpreh avokati i Haxhisë.

Kujtojmë këtu se Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për dosjen “Azem Hajdari”, duke ia kaluar Krimeve të Rënda.

Ky organ, me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, do të shkrihet dhe do të bëhet pjesë e SPAK.