Skip to content
Politikë

“Angazhim me të gjithë aktorët”, OSBE/ODIHR reagon për Reformën Zgjedhore në vend

· 1 min lexim

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR në Shqipëri kanë reaguar sot për reformën zgjedhore në vend, duke u shprehur se janë të kënaqur që kjo temë është më qendër të debatit politik.

Në postimin e tyre në rrjetet sociale shkruajnë se janë të gatshëm për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe mundësinë e votimit të emigrantëve.

Së fundmi bëhet thirrje për angazhim të menjëhershëm “me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”.

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.

Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim.