Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e VOA: Pritja në vijat frontale të Ukrainës, një luftë nervash

14:55 14/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë është ndryshe nga pamjet që bota po sheh në Bakhmut, ku po zhvillohen luftime rrugë më rrugë.

Ushtarët në llogore duhet të tregojnë durim, ndërsa presin urdhrat për ndonjë mision, ose përballen me sulme të forcave armike. Materiali në vazhdim sjell situatën në qytetin Velika Novosilka në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore.

Ndërsa presin, ushtarët, herë janë të duruar e herë të mërzitur. Gjithë vëmendja e tyre është tek komunikimi me radio. Të pozicionuar në një bunker në pyjet e Donbasit jugor, ata nuk kanë informata se çfarë po ndodh në vijën e frontit, gjashtë kilometra më larg.

Por, papritur qetësia prishet. Ata nuk dinë se çfarë kanë goditur. Nuk e dinë nëse e kanë goditur objektivin ose jo. Ata thjesht realizojnë misionin sipas koordinatave që marrin me radio.

 

 

“Morëm urdhër. Kemi një objektiv. Qëllojmë një herë dhe presim”, thotë për Zërin e Amerikës, Ivani, ushtar ukrainas. Ai drejton një togë artilerie. Kohën më të madhe e kalon në këtë bunker, ose pranë tankut të epokës sovjetike 2S3 Akatsiya.

Ekipi i tij merr pak urdhra brenda një dite. Ndonjëherë angazhimi i tyre kërkohet vetëm disa herë në javë. Bakhmuti bën përjashtim nga afër 1 mijë kilometrat e vijës së frontit, që ndajnë Ukrainën nga Donbasi verior në jug të Khersonit. Lufta këtu është pritje e lodhshme në llogore dhe pyje.

“Ata kanë tanke dhe automjete të blinduara, në atë drejtim. Ndonjëherë na qëllojnë me raketa”, thotë Sergi, një ushtar tjetër.

Ai ndodhet në këto llogore që nga prilli. Lufta këtu, sikur edhe pothuajse në çdo pikë kontakti midis rusëve dhe ukrainasve, nuk ka ndryshuar prej muajsh.

Që nga ofensiva e madhe ukrainase në vjeshtë, përparimet dhe tërheqjet janë të rralla. Në këto llogore, ushtarët vëzhgojnë me kujdes lëvizjet në fushën e hapur dhe të minuar, që i ndan ata nga ushtarët rusë. Herë pas here, ata sulmojnë njëri-tjetrin.

Pastaj, mbizotëron heshtja. Ushtarët kthehen në rutinën e tyre të lodhshme të patrullimit, vëzhgimit të fushave dhe monitorimit të qiellit për ndonjë dron. Jo shumë larg nga këtu, në një shtëpi në hyrje të qytetit të vogël fantazmë, Velika Novosilka, ndodhen Sasha dhe Alexey. Qëndrimi i gjatë atje u ka dhënë kohë të mendojnë se për çfarë po luftohet.

“Lufta është shumë më ndryshe nga ajo që imagjiinoja. Njerëzit nuk tregojnë gjithçka. Ata fshehin detajet. Madje edhe njerku im më mbante gjëra fshehur”, thotë Sasha.

Ditën kur Sasha dhe Sergey biseduan me Zërin e Amerikës, ata po hapnin një tunel nën shtëpinë e vogël, që i kishte strehuar për kaq shumë kohë.

Ata thanë se kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të angazhuar kur nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të presin./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Gara me makina dhe shpejtësi ‘skëterrë’, procedohen 70 drejtues mjetesh në Tiranë

Gara me makina dhe shpejtësi 'skëterrë', procedohen 70 drejtues mjetesh në Tiranë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip