Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur nga prokuroria për të dhënë sqarime mbi lidhjen e tij me një kompani që menaxhon inceneratorët. Gazetarja Ola Xama ka raportuar se Veliaj dyshohet për një udhëtim në Holandë që përkon me kohën kur kompania ka shpërndarë fitimet vjetore. “Dyshohet që SPAK e ka bërë në ato momente, për të gjetur gjurmët dhe transaksionet, se ku po shkonte fitimi në Hollandë dhe kush do ta priste,” tha Xama. Sipas saj, ka dokumenta që tregojnë se Veliaj ka takuar pronarët e kompanisë Geogenix gjatë këtij udhëtimi. “Nëse këto dy ngjarje janë të lidhura, nuk do të ketë asnjë dyshim se kush është pronar i inceneratorit,” shtoi ajo. Ky zbulim vjen në një kohë kur SPAK ka sekuestruar kompaninë e inceneratorit të Tiranës, duke shtuar dyshimet për përfshirjen e Veliajt në këtë çështje.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...








