Skip to content
Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim publikon pamje nga “Defender 21”, ku janë zhvendosur Forcat e Armatosura

· 2 min lexim

U bënë disa ditë tashmë që në vendin tonë kanë zbarkuar Forcat e Armatosura, në kuadër të stërvitjes ”Defender 21”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndarë herë pas here momente nga stërvitja. Këtë herë me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur të postoj stërvitjen e polumbarëve. Kim ka ndarë foton nga stërvitja që po zhvillohet në bazën detare të Pasha Limanit në Vlorë, ndërsa ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj publike. “Zhytësit e marinës po stërviten së bashku për të forcuar aftësitë dhe bashkëpunimin.#KrahPerKrah,”-shkruan Kim.

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar  jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.