Skip to content
Politikë

Ambasadorja Kim zbardh takimin me kreun e Policisë së Shtetit

· 2 min lexim

Ambasadorja Yuri Kim pas takimit me drejtorin e policisë, Gledis Nanon, u shpreh në një deklaratë për mediat se bashkëpunimi i fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm

Ambasadorja u shpreh gjithashtu se tematikë e bisedës më Nanon ishte edhe rëndësia që policia të ruajë bësimin para publikut.

Ajo u shpreh se është e vetëdijshme, bashkë  me drejtorin e policisë se sa riskojnë forcat policore për të ruajtur ligjin dhe rendin në vend.

Kim vuri theksin edhe tek  shmnagia e çdo ndikimi nga jashtë  si një domsodoshmëri që paraqitet në zbatimin e ligjit.

“Pata një takim shumë të mirë mëngjesin e sotëm me drejtorin e policisë. Erdha për ta takuar dhe për t’a uruar atij suksese në detyrën e re. Për ne bashkëpunimi i fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Ne do vijojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur.

Folëm gjithashtu edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut. Z.Nano dhe unë jemi mbështetës të fortë të prezencës së policisë. Dhe e dimë që punonjësit e policisë së shtetit ndërrmarin rreziqe të mëdha madje edhe duke humbur jetën e tyre për të ruajtur ligjin e rendin. Disktuam rëndësinë se si ligjzbatimi të ruhet nga cdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë.”- u shpreh ambasadorja Kim.