Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ambasadorët e vendeve të BE-së pajtohen për liberalizimin e vizave për Kosovën

12:41 30/11/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për mandatin e Këshillit Evropian për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Në bazë të këtij mandati, presidenca e Këshillit Evropian do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

“Tani besojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta shndërruar këtë premtim në realitet. Liberalizimi i vizave u mundësua nga përqendrimi i Kosovës në forcimin e mbrojtjes së kufijve, menaxhimit të migracionit dhe sigurisë. Ne kemi besim se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, tha zoti Lipavsky.

Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur me hyrjen në fuqi të sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS, që pritet të ndodhë më 1 nëntor të vitit 2023 dhe më së voni me 1 janar të vitit 2024.

Sistemi ETIAS nënkupton që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian duhet t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Vendimi i sotëm u mor dhjetë vjet pasi Komisioni Evropian i dha Kosovës udhërrëfyesin për këtë çështje. Katër vjet më parë Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa e përsëriti në tetor të këtij viti.

Pas pajtimit të ambasadorëve vendimi hidhet për votim në komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, e pastaj edhe në seancë plenare. Pas kësaj ministrat e vendeve anëtare në Këshillin Evropian duhet ta konfirmojnë vendimin. Me këtë do t’i hapej rrugë hapit të fundit, që është botimi i vendimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, me ç’rast caktohet edhe data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen./VOA

Të tjera

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit
Aktualitet

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

Në përpjekje për të relativizuar zemërimin e qytetarëve, Edi Rama zgjodhi të krahasonte protestat e sotme me 21 Janarin, duke...

17:36 09/06/2026
Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng

Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm. Me urdhër të Prokurorisë është...

16:31 09/06/2026
Para
Edhe Tirana drejt tkurrjes, krahas emigrimit bie ndjeshëm numri i lindjeve

Edhe Tirana drejt tkurrjes, krahas emigrimit bie ndjeshëm numri i lindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

“Dikur vriteshin në bulevard”/ Rama krahason protestat e sotme me 21 Janarin, por pas 4 mandatesh ende pengon hetimet për autorët dhe përgjegjësit

17:36 09/06/2026
Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se ndihmoi autorin, në kërkim 41-vjeçari që e mbajti peng

16:31 09/06/2026
Si të luftojmë kundër socializmit të Gjeneratës Z?

Si të luftojmë kundër socializmit të Gjeneratës Z?

16:24 09/06/2026
Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?

Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?

16:22 09/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.