Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alpinisti australian zhduket në Alpet shqiptare, familja angazhon hetues privat

18:59 24/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Alpinisti australian zhduket në Alpet shqiptare, familja angazhon hetues privat

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga zhdukja pa gjurmë e alpinistit australian Cameron Twiss, dhe familja e tij vijon të kërkojë me ngulm zbardhjen e misterit që e rrethon këtë ngjarje.

Twiss, 28 vjeç nga Australia Jugore, ishte nisur për një udhëtim në shtegun malor prej 17 kilometrash që lidh Valbonën me Thethin, në veri të Shqipërisë, më 13 tetor 2024. Ai udhëtonte pa udhërrëfyes dhe vetëm, megjithëse një natë më parë kishte kaluar kohë me një grup turistësh në Valbonë.

Pas zhdukjes, autoritetet shqiptare gjetën sendet e tij personale dhe pasaportën në dhomën e një bujtine në Shkodër.

Për më shumë se dy javë, policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit patrulluan zonën nga toka dhe ajri, përfshirë përdorimin e dronëve, por pa sukses.

Duke mos pasur ende asnjë informacion, familja e Twiss ka angazhuar hetues privatë dhe ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh për të vazhduar kërkimet. “Ende nuk kemi përgjigje”, shkroi vëllai i tij, Stuart Twiss, duke theksuar zhgënjimin për mungesën e çdo të dhëne konkrete.

Miqtë e Cameron-it shprehen të tronditur nga fakti që askush nuk ka raportuar ta ketë parë pas datës 13 tetor.

Një mike e tij, Purnima Flanagan, ndau mesazhet e fundit të dërguara prej tij një ditë para zhdukjes. Në mesazhin e fundit, Twiss shkruante se po pinte vodka me një burrë shqiptar që sapo kishte njohur.


“Ky ishte Cameron, i hapur, i shoqërueshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të njohur njerëz të rinj,” tha Flanagan. “Thjesht është e pabesueshme që askush nuk ka parë asgjë. Ai ishte alpinist me përvojë dhe orientim shumë të mirë.”

Zhdukja e Twiss ka nxitur një sërë hipotezash, nga një sulm i mundshëm nga një kafshë e egër, një aksident në terrenin e vështirë, deri tek një rrëmbim. Rasti bëhet edhe më i mistershëm pasi vetëm dy muaj më parë një shtetas lituanez ishte zhdukur në të njëjtin segment malor.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve dhe hetimeve private, fati i 28-vjeçarit australian mbetet ende i panjohur. Familja e tij vijon të kërkojë ndihmë dhe transparencë për të zbardhur çfarë ndodhi në Alpet Shqiptare atë ditë tetori.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Hetues privatMisteri i zhdukjes së alpinistit

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Çdo javë 5 automjete/ Pse digjen makinat në Shqipëri? Ekspertët zbulojnë gabimet e zakonshme të shoferëve

Çdo javë 5 automjete/ Pse digjen makinat në Shqipëri? Ekspertët zbulojnë gabimet e zakonshme të shoferëve

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip