Skip to content
Të Gjitha

Albin Kurti kërcënohet publikisht me vdekje: “ Ose ik nga Kosova ose do vritesh”

· 1 min lexim

Albin Kurti ka marrë një kërcënim më vdekje nga Haxhi Hoti.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai i ka kërkuar Kurtit të largohet nga Kosova ose do të vritet.

Për më tepër, Hoti ka përmendur  ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u ekzekutua gjatë një atentati.

John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet,”-shkruan Hoti në Facebook.

Hoti është anëtar i Nismës Socialdemokrate.

Ndërkohë Kurti nuk ka reaguar ende lidhur me këtë deklaratë.

Kujtojmë se Vetëvendosja, me Albin Kurtin në krye, fitoi zgjedhjet e 6 tetorit.

Aktualisht VV është në bisedime për negociata me partinë e dytë fituese LDK-në për forminin e qeverisë.