Skip to content
Politikë

Albana Vokshi: Kapja politike e AMA-s nga Edi Rama, e papranueshme edhe për BE!

· 2 min lexim

Partia Demokratike, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të AMA-s.

Vokshi ka shkruar në postimin e saj se tentativa e Edi Ramës, për kapjen e plotë të Autoritetit Audioviziv është e papranueshme edhe për bashkimin Evropian. Më tej ajo thotë se standardi që ka Edi Rama për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.

“Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian.

Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.
Është koha që sot të tërhiqet!” – shkruan Vokshi përmes një postimi në facebook.

Kujtojmë se reagimi i deputetes së zgjedhur të PD-së, Albana Vokshi vjen pas deklaratës së delegacionit europian në Tiranë, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator. Votimi i kreut të AMA-s nga Kuvendi është planifikuar për ditën e sotme, ndërsa ambasada e BE shprehet në ftesën e saj se autoritetet duhet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.