Skip to content
Të Gjitha

Akuzon Berishën për 23 krime, Izet Haxhia merret në pyetje te Krimet e Rënda

· 1 min lexim

Izet Haxhia ka dhënë sot deklarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri, tha se klienti i tij e akuzon Berishën për 23 krime, shkruan “Panorama”.

Ish-kryeministri akuzohet për vrasje, vjedhje, grabitje e deri në akte terroriste.

“Sot filloi sipari i regjistrimit të proëedimit penal me kallëzues Izet Haxhinë kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në kryerjen e një numri të konsiderueshëm krimesh, nga vrasje, deri në akte terroriste, vjedhje, grabitje etj. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi sot marrjen e deklarimeve të Izet Haxhisë”, tha avokati Idajet Beqiri.

Ndërkohë rreth një javë më parë, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, për rigjykimin e dosjes së Izet Haxhisë, duke ja kaluar Krimeve të Rënda.

Ish-truproja e Berishës akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, vepër për të cilën është dënuar me 25 vite në mungesë.

Ai u ekstradua pak muaj më parë nga Turqia.

Po për këtë vepër, Jahi Sali Mulosmani është dënuar me burgim të përjetshëm.