Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet se ngacmon seksualisht vajzat, pezullohet mësuesi i shkollës së mesme në Cërrik

· 1 min lexim

Mësuesi i shkollës së mesme në Shalës të Cërrikut, akuzohet se ngacmon seksualisht vajzat.

“ABCNews” publikoi një video, ku prindërit nuk lejojnë mësuesin e matematikës me iniciale K.H., që të futet në shkollë.

Ky i fundit ndërkohë është pezulluar nga puna, deri në momentin që do verifikohen akuzat.

Duke qenë një çështje e ndjeshme, problemi u zgjidh brenda fshatit dhe autoriteteve përkatëse.

Edhe pse prindërit ishin tepër të indinjuar një ditë më parë, nuk pranuan që të prononcohen.

As drejtoria e shkollës apo zyra arsimore në Cërrik nuk kanë dhënë shpjegime.

Kryetari i Këshillit të Prindërve ka pohuar jashtë kamerave se çështja është në rrugën e zgjidhjes.