Skip to content
Të Gjitha

AKU asgjëson mbi 90 ton ushqime të skaduara, paralajmërohen 20 subjekte për masat anti-covid

· 2 min lexim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin për të sensibilizuar ,por edhe mos toleruar asnjë subjekt në moszbatimin e protokolleve të sigurisë Anti-Covid.

Gjatë ditës së sotme AKU në bashkëpunim me Task-Forcën Anti-Covid kanë kryer 445 inspektime në të gjithë vendin ku janë  dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore, të cilat nuk kanë pasur të rinovuara librezat shëndetësore, analizat e ujit dhe Planet 3D.

Gjithashtu me kërkesë të një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i një sasie prej
91.031 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.


Njoftimi i AKU-së

AKU kryen 445 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

🔴Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në gjithë vendin inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid

Monitorimet e Task-Forcës vijojnë me intensitet në përpjekje për të sensibilizuar ,por edhe mos toleruar asnjë subjekt në moszbatimin e protokolleve të sigurisë Anti-Covid

📌Gjatë inspektimeve janë dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore, të cilat nuk kanë pasur të rinovuara librezat shëndetësore, analizat e ujit dhe Planet 3D.

🚫Me kërkesë të vetë subjektit është kontrolluar nga trupa inspektuese e AKU-së pajisja me etiketë në gjuhën shqipe e një sasie prej 0.45 ton produkte ushqimore, të bllokuara më parë nga AKU, për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe. Për pasojë është bërë edhe zhbllokimi i kësaj sasie .

Gjithashtu po me kërkesë të një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i një sasie prej
91.031 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi

Bazuar në Planin e Marjes së mostrave janë marrë 45 mostra për monitorim të qumështit në analizimin e ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike

🔴AKU do të vazhdojë pandërprerë punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve

#BashkëPërSigurinëUshqimore