Skip to content
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 15-vjeçarin në Greqi, arrestohet taksisti shqiptar

· 1 min lexim

Një taksist shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi aksidentoi për vdekje një 15-vjeçar.

Në momentin e aksidentit, taksisti me origjinë nga Vlora, u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi dhe nënën e të miturit. Nëna e 15-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në kilometrin e parë të rrugës provinciale “Xylokerizas-Examilion”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 15-vjeçari përfundoi duke u tërhequr zvarrë nga taksia për disa metra, e ndërsa nëna e tij u plagos lehtë.

Ditën e sotme, shqiptari i akuzuar për vrasje do të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.