Skip to content
Kosovë

Aksidenti tragjik në Kroaci, mbërrijnë në Kosovë 10 trupat e pajetë

· 2 min lexim

Ditën e sotme rreth orës 13:30 kanë mbërritur në pikën kufitare të Morinës trupat e pajetë të emigrantëve, nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, midis të cilëve edhe fëmijë.

Karvani i makinave që i solli ato udhëtoi nga Kroacia, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Mësohet se janë dhjetë makina që e kanë kaluar kufirin në Vërmicë, gjithashtu me to janë edhe pesë makina të tjera ndihmëse. Në secilën makinë janë vendosur nga një lule në shenjë nderimi. Trupat e emigrantëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim. Mësohet se varrimi i trupave do të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë  shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;  Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe  Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

Gjithashtu kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë mbërritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sjellim në vëmendje se aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë , u përmbys orët e para të mëngjesit të së dielës, ku për pasoj humbën jetën 10 persona. Gjithsej në autobus ndodheshin 69 persona së bashku me dy shoferët, të aksidentuarit morën mjekimin e nevojshëm në spitale. Midis tyre kishte edhe fëmijë.