Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti që i mori jetën dy refugjatëve në Gramsh, pranga drejtuesit të mjetit

· 2 min lexim

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Fuoristradë”, i cili u përfshi në aksident mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë- Gramsh.

Mësohet se drejtues i mjetit ishte Mikel Gjeli, 28 vjeç.

Në mjetin e drejtuar nga Gjeli, ndodheshin 9 refugjatë nga vendet e botës së tretë.

Si pasojë e aksidentit, dy prej tyre humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në  lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë.

Shtetasi M.Gj.,mbrëmjen e djeshme  humbi  kontrollin  mbi mjetin “Fuoristradë”  që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas  nga vendet e treta dhe  për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 te tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kuijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.