Skip to content
Aktualitet

Aksidenti në Gjirokastër, zbardhen emrat e personave të aksidentuar

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër. Dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të plagosur 6 persona.

Mësohet se midis të plagosurve, dy kanë qenë fëmijë. Tashmë janë zbardhur edhe identitetet e personave të plagosur nga aksidenti i ndodhur në afërsi të fshatit Derviçan.

Në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy fëmijë. Ata janë K. Turkaj 7vjeç dhe A. Turkaj 3 vjeç.

Ndërsa të plagosurit e tjerë janë Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja. Ende nuk dihet saktësisht gjendja shëndetësore e personave të aksidentuar.

Dy makinat u përplasën sot në mëngjes në afërsi të fshatit Derviçan.