Skip to content
Kryesore

Aksidenti në aksin Ersekë-Korçë, shoferi transportohet në spitalin e Traumës

· 1 min lexim

Aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Ersekë-Korçë” ka sjellë plagosjen e drejtuesit të automjetit, E.I., i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Fillimisht, ai u dërgua në spitalin e Korçës, por më pas mjekët vendosën ta transferojnë për kujdes më të avancuar.

Ngjarja ndodhi në dalje të urës së Selenicës, kur makina humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të betonit.

Për pasojë, u plagos edhe bashkëshortja e tij, pasagjerja Xh.I.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.