Skip to content
Kronikë

Aksidenti me 3 humbje jete në Fier! Arrestohet shoferi, si është gjendja e gruas dhe vajzës së tij

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ka ndodhur në Fier, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Policia bëri me dije se ka vdekur Sokrat Lelaj 54 vjeç (drejtuesi i automjetit) i cili është efektiv i FNSH , vjehrra e tij Bylyre Salaj dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.

Theksojmë se përplasja  me automjetin tip “Opel” që drejtohej nga Mariglen Skënderaj, i cili udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçe, ka qenë tepër brutale.

Policia e Fierit ka arrestuar sot drejtuesin e “Opelit”, ndërsa familjarët e tij ndodhen ende në spitalin rajonal ku janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore.

Ndërkohë tashmë të dhënat nga spitali i Fierit  informojnë se bashkëshortët, Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit dhe se aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.

Nga ana tjetër, vajza e tyre 7-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.  Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L”, thuhej në njoftimin  e policisë mbrëmjen e djeshme.