Skip to content
Kryesore

Aksident tragjik në Këlcyrë, vdes shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantë

· 1 min lexim

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00, në aksin “Këlcyrë- Përmet”, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë ngelur 8 persona, ku dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.

Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë shtetasi Sokol Ismeti, ndërkohë që identitetet e emigrantëve që kanë humbur jetën nuk dihen ende.

Dyshohet se shoferi i mjetit që transportonte emigrantët ka tentuar që t’i largohet ndjekjes së policisë.

Mjeti ka përfunduar totalisht i shkatërruar, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 100 metrash.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.