Skip to content
Kryesore

Aksident në Velipojë-Shkodër/39-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, dëmtohet e mitura

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”. Mësohet se një 39-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja 14-vjeçare, e cila ndodhte në spitalin e Shkodrës, ku po merr kurimin.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.