Skip to content
Kronikë

Aksident në Tiranë/ Vihet në pranga shoferi, dyshohet se ishte nën efektin e drogës

· 1 min lexim

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në  rrugën e Elbasanit,  në Tiranë,  ku një uatomjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë e kundërt.

Policia ka njoftuar se është vënë në pranga shoferi, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës dhe po i jepte makinës me shpjetësi të lartë.

Siç shihet edhe pamjet, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër, duke përplasur një automjet, e po ashtu është përplasur edhe me një pemë.

 

Si pasojë e aksidentit, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por dëme të shumta materiale.