Skip to content
Kronikë

Aksident në Tiranë, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Llazar Shapatini”.  Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 10.03.2023, në rrugën “Llazar Shapatini”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se në një periudhë kur numri i përdoruesve të rrugës rritet, rritet dhe përgjegjësia pas timonit, e cila reflektohet qartë në statistikat e aksidenteve rrugore të Janarit 2023.

  • 84 aksidente rrugore gjatë muajit Janar 2023, 37% më pak krahasuar me 2018
  • 50% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018;
  • 33% e totalit të aksidenteve të muajit Janar 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 10% më pak se në Janar 2022;
  • 32% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018;
  • 13 viktima të shënuara në Janar 2023, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.