Skip to content
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Levan, 80-vjeçari dërgohet në spital

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme, një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrepet” në rrugën nacionale Fier-Levan. Një 80-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime të lehta.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e transportoi të moshuarin drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ai mori ndihmën e parë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.