Skip to content
Aktualitet

Aksident i rëndë në ‘Mbikalimin e Patokut’, përplasen 2 automjete

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në “Mbikalimin e Patokut” në superstradën Milot – Fushe Krujë ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes që ka ndodhur  kanë mbetur të lënduar 2 shoferët dhe 4 pasagjerë që ndodheshin brenda në makinë.

Shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Dy drejtuesit me iniciale Xh.T dhe R. M, si dhe pasagjerët që ndodheshin në makinat e tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe një trajtim sa më të specializuar.

Dy mjetet që janë përfshirë në aksident janë dëmtuar dukshëm në pjesën e parme të tyre, një tregues ky që sqaron qartë se aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm ishte i rëndë.

Në bazë të informacioneve të marra ende nuk dihet gjëndja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e sotëm por shërbimet e emergjencës po bëjnë të pamundurën për të normalizuar situatën e krijuar.

Autoritetet e policisë ende nuk kanë bërë me dije se cili ka qenë shkaku i aksidentit.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e tjera të emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes ku dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.