Skip to content
Kryesore

Aksident në Maliq, shoferi largohet nga vendngjarja

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq.

Sipas informacionit të parë, një automjet ka goditur një bari, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar nën kujdesin e mjekëve.

Përveç dëmtimit të bariut, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme në tufën e deleve të tij, ku tre kafshë janë goditur nga automjeti.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur menjëherë vendin e ngjarjes, duke lënë të plagosurin pas.

Policia ka arritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur shoferin e arratisur.