Skip to content
Të Gjitha

Aksident në ish-bllok, makina përplaset me motorin dhe futet në dyqan

· 1 min lexim

Lehtësimi i masave për qarkullimin me makinë, ka sjellë edhe aksidentet e para në kohë epidemie.

Në zonën e ish-bllokut në Tiranë, paraditen e sotme një motor dhe dy makina janë përfshirë në një aksident masiv.

Siç shihet nga pamjet e siguruar nga “Gazetareforma.com”, njëra nga makinat si pasojë e aksidentit është përplasur me xhamin e një dyqani.

Gjithashtu është dëmtuar edhe një automjet, i cili ishte parkuar aty pranë.

Nuk dihet ende dinamika e këtij aksidenti dhe nëse ka të lënduar.