Skip to content
Kronikë

Aksident në Durrës, plagoset rëndë një vajzë e re

· 2 min lexim

Një aksident  ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Plepa-Shkozet.

Sipas policisë shkaktari i aksidentit ka qenë  22 vjeçari me iniciale E.D,  banues në Tiranë,  i cili mëngjesin e sotëm,  ka humbur kontrollin e makinës  që drejtonte.

22 vjeçari, pasi ka humbur kontrollin e “Volswagenit”  është përplasur më bordurën trafikndarëse.

Kështu që si pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet, 23 vjeçarja me iniciale R.M, gjithashtu banuese në Tiranë.

23 vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën të ditur që matrialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshem, ndërkohë që 22 vjeçari aktualisht ndodhet në  gjendje arresti.

Policia e Durrësit

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.