Skip to content
Të Gjitha

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorrit (DETAJE)

· 1 min lexim

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku një makinë është përplasur me një motorr.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush, ndërsa si pasojë e goditjes, fatkeqësisht drejtuesi i motorrit ka humbur jetën.

Ndërkohë pas njoftimit, policia bëhet me dije se ka shkuar në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal./GazetaReforma.com/