Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë turisti

· 1 min lexim

Mëngjesin e kësaj të mërkure, në aksin Sarandë–Ksamil, në zonën e njohur si “Hidrovori”, u regjistrua një aksident rrugor ku u dëmtua një person.

Rreth orës 06:50, shtetasi belg 29-vjeçar Yesisin Zigholoyede humbi kontrollin e motomjetit të tij, një “Dayang” me targë BT 665, dhe u përplas me barrierat mbrojtëse anës rrugës. Për pasojë, ai pësoi fraktura në të dyja këmbët.

Turisti, i cili ndodhej në Sarandë për pushime, u dërgua menjëherë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Testet e kryera nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës treguan se 29-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.