Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë tek mbikalimi i Shën Vlashit, humb jetën 45-vjeçari në Durrës

· 1 min lexim

DURRËS
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në mbikalimin e Shën Vlashit në Durrës.

Policia tha sesi pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një shtetas 45 vjeç.

Viktima po drejtonte një motor, që ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin.

Burri ka humbur jetën, pasi doli nga rruga.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Më datë 19.08.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.