Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë/ Polici me automjetin e punës përplas këmbësorin (Emrat)

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku një efektiv punonjës i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, ka aksidentuar një 78-vjeçar.

Mësohet se polici Sali Nezha duke drejtuar automjetin e policisë ka aksidentuar shtetasin Dylber Dervishi. Sipas policisë, i aksidentuari është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që ka ndodhur aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zvirinë  në aksin Korçë-Pogradec.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi Sali Nezha, duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin Dylber Dervishi, rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.