Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Sarandë, makina kthehet përmbys në anë të rrugës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, pranë stadiumit të qytetit, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Pavarësisht pamjeve dramatike nga vendngjarja, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet të jetë drejtuar nga një shtetas i huaj, i cili në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin, duke goditur disa makina të parkuara dhe të tjera në lëvizje, përpara se të përfundonte i përmbysur.

Menjëherë pas aksidentit, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe këqyrjen e plotë të rrethanave.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i mjetit nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.