Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Prrenjas, njëra nga makinat përfundon në kanal

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Prrenjas. Dy mjete janë përplasur fort, saqë njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në kanal.

Ende nuk dihet numri i personave të lënduar, apo gjendja e tyre shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë. Policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.