Skip to content
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi (Emri)

· 2 min lexim

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:50, në rrugën Cakran-Fier, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke humbur jetën.

Ndërkohë, është bërë me dije edhe identiteti i viktimës. Ai është Gramoz Aliaj nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, gjë që rezultoi fatale për të.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.  Në fotot e mëposhtme duken forcat e policisë dhe zjarrfikëses që janë në rrugën ku ka ndodhur aksidenti fatal dhe po drejtojnë qarkullimin e mjeteve.

“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës”, bën me dije policia.

 

Njoftimin i plotë i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.