Skip to content
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, një punonjës policie humb jetën, disa të plagosur

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë me disa të plagosur dhe një viktimë ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, pranë fshatit Lazaren.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, kur një kamionçinë është përplasur me një makinë të tipit “Ford”. Një person humbi jetën dhe 6 të tjerë u dërguan në spital të plagosur.

Mësohet se vikitma ishte  Ardjan Xhaja, polic në burgun e Peqinit, ndërsa në momentin e aksidentit ai ka qenë pasagjer në mjet. Po ashtu janë bërë me dije edhe identitetet e të plagosurve që janë dem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç si dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes të plagosurve që janë dërguar në spital janë edhe dy drejtuesit e mjeteve, të cilët do t’i nënshtrohen edhe testit të alkoolit për të parë nëse kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike në momentin e aksidentit.

Dyshimet janë se aksidenti i rëndë mund të jetë shkaktuar nga një tentativë e gabuar parakalimi. Policia nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar për aksidentin, por është nisur drejt vendit të ngjarjes, ku edhe ka nisur nga puna për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.