Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Dibër, humb jetën një person

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën e Arbrit, pranë daljes së qytetit të Peshkopisë, ku ka humbur jetën një 43-vjeçar.

Sipas informacioneve, viktima është Bledar Spahiu, punonjës i ADZM Dibër, i cili ishte nisur drejt Peshkopisë për t’u bashkuar me ekipet zjarrfikëse që po luftonin flakët në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, kur Spahiu dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra më poshtë.

Fillimisht u dërgua me shenja jete në spitalin e Dibrës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit.