Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në bypass-in e Vlorës/ Kamioni përplaset me fuoristradën, 1 viktimë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në bypassin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një fuoristradë.

Raportohet se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.