Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin ‘Elbasan-Librazhd’, tre të lënduar

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Librazhd-Elbasan”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve mësohet se të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë  kujdes mjekësor.

Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

 

Elbasan/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

 

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.