Aksident fatal në Kuçovë, 69-vjeçari humb jetën

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Tapi, Kuçovë. Veiz Plaku, 69 vjeç, u përplas teksa po ecte me biçikletë nga një Mercedes Benz. Plaku u nis për në Spitalin e Kuçovës, por ai ka humbur jetën rrugës për shkak të plagëve në kokë. Automjeti shkaktoi përplasjen në rrugë dhe përfundoi në kanalin anësor. Drejtuesi, Fabion Arapi, 21 vjeç, është shoqëruar nga policia pas mjekimit. Forcat e rendit janë në vendngjarje për hetime shkaqeve që shkaktuan aksidentin tragjik.