Skip to content
Të Gjitha

Ahmetaj rrezikon të gjendet nga statuset në “Facebook”, SPAK kërkon ndihmë nga Meta

· 1 min lexim

Teksa prej disa muajsh ish-zv. Kryeministri ndodhet në arrati ai herë pas here ka reaguar me anë të rrjeteve të tij sociale.

Ndërkohë që mesa duket në këtë mënyrë ai I ka bërë “gropën” vetes së tij pasi Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion kompanisë “Meta” lidhur me vendndodhjen e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahemtaj.  Bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme në letërporosi u ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore të kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg, i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish-numri dy i qeverisë.  Arben Ahmetaj akuzohet për mosdeklarim të pasurisë, korrupsionit pasiv dhe pastrimi i produkteve të veprës penale për dosjet e inceneratorëve.

Në muajin korrik, Ahmetaj u shpall në kërkim nga SPAK-u, pasi Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin.  Kujtojmë se me 117 vota pro, Kuvendi miratoi kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.