Skip to content
Politikë

Agron Shehaj takon Yuri Kim: PD është mbështetur gjithmonë nga SHBA!

· 2 min lexim

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.Shehaj me anë të një postimi ne rrjetet sociale ka theksuar se PD-ja është mbështetur gjithmonë nga SHBA-të, duke shtuar se lidhja e kësaj force politike me amerikanët do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. Gjithashtu ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.

Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.”, ka shkruar kandidati për kryetar i Partis♪7 Demokratike, Agron Shehaj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se më datë 13 qershor në Partinë Demokratike do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Kandidatë janë, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.