Skip to content
Kryesore

Afera e Inceneratorëve, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këtë të martë.

Burime bëjnë me dije se Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Veliaj nuk ka pranuar që të komentojë për këtë zhvillim, dhe është futur menjëherë në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Me urdhër të SPAK, pak javë më parë u arrestuan disa drejtorë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, të cilët kishin ngritur një kompani, duke fituar miliona euro tendera nga vetë institucioni ku kishin role drejtuese.

Për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë që me interes do të pritet një komunikim i tij pasi të lërë ambientet e SPAK.

Momenti kur Veliaj mbërrin në SPAK: 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)