Skip to content
Aktualitet

Abuzimet me tenderin e uniformave të policisë, mbeten në fuqi masat e arrestit për 9 zyrtarët

· 2 min lexim

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e arrestit për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzime në tenderin e uniformave të policisë.

Në arrest me burg kanë mbetur Edlira Naqellari, Flutura Çerkezi, Fatmir Demneri, Marigeln Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Gëzim Mingaj. Në arrest shtëpie është lënë Anisa Bogdani.

Zyrtarët e arrestuar akuzohen se kanë favorizuar kompaninë fituese për tenderin 25 milionë euro të uniformave të policisë. E akuzuar është ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme bashkë me vartës të tjerë.

 

VENDIMI NGA APELI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
Vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 48, datë 07.07.2021 dhe vendimit nr. 56, datë 1.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim EN, FÇ, AB, AO, K.H, KB, FD, MB, GM.

ARREST ME BURG

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

ARREST SHTEPIE

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.