Skip to content
Kryesore

Abdixhiku kundër zgjedhjes së Bashës: “Një fitore e injorancës”

· 2 min lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si “një fitore e injorancës dhe një gabim të pafalshëm të mbështetësve të saj”.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku shkroi:

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë”, duke shtuar se Basha “përfaqëson nivelin e tyre”.

Ai theksoi se kjo është mënyra se si është projektuar Republika dhe se me këto vlera janë zgjedhur të nderohen qytetarët dhe votuesit e Kosovës.

LDK-ja e drejtuar nga Abdixhiku votoi kundër kandidaturës së Bashës. “Kosova duhet të aspirojë lart. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, përfundoi Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.
Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.
LDK aspiron më lartë.
Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.