Skip to content
Të Gjitha

A është i lidhur me sulmin te “Don Bosko” Ervis Martinaj? Ja çfarë deklaron kreu i SPAK-ut

· 1 min lexim

Teksa fati i Ervis Martinajt është ende mister, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka komentuar sot dhe zhdukjen e të shumëkërkuarit.  Edhe pse ka kishte qëllim të mos zbulonte shumë detaje nga hetimi, Dumani shprehet se në këtë pikë nuk kanë se çfarë kërkojnë nga Prokuria e Kurbinit.

Gjithashti ai shtoi se me masakrën e Don Boskos nuk mund të thuhet nëse u ‘ngjall apo jo’ Martinaj.  Ndër të tjera kreu i SPAK tha se ai tha se Jeton Lami, efektivi që ka ndihmuar Martinajn, ka ‘kyçur’ gojën dhe nuk jep asnjë të dhënë.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim. Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të hesht dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, tha Dumani.