Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A do të votojnë emigrantët? Pandeli Majko: KQZ po pret konsensusin e opozitës

13:15 01/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

“Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë. Kush pret konsensus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit”. Kështu deklaroi sot ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Në një interpelancë të kërkuar nga deputetët të opozitës për problematika të emigracionit dhe diasporës, Majko foli edhe për problemin e votimit të emigrantëve.

Majko u shpreh që “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës. Ai është detyrim dhe jo çështje për diskutim”.

Ai citoi disa moment të neneve të ligjit lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar se “pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj”.

Majko deklaroi se “votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për t’u zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar çdo angazhim ligjore”.

“Arsyetimi që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se për të realizuar të drejtën e votës jashtë të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsensusi” i partive politike është antiligjor. Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsensus” politik që ta zbatojmë atë? Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë pa “konsensusin” e opozitës.  Me këtë logjikë, duke qenë se partitë opozitare jashtë Kuvendit janë shprehur kundër  sistemit të ndryshuar zgjedhor i bie që zgjedhjet të mos realizohen”, shtoi Majko.

“Nga përfaqësues të Partisë Demokratike ka pasur komente se për realizimin e votimit jashtë vendit, një pengesë është edhe çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit.  Informoj se kjo çështje ka qenë shqetësim në strukturat administrative në ministrinë përgjegjëse të brendshme dhe atë për politikën e jashtme. Kujtoj, se në miratimin e legjislacionit për strukturat shtetërore të diasporës, në diskutimin e tyre në Komisionin e Politikës të Jashtme, nga përfaqësuesit e opozitës është kundërshtuar prerazi që këto struktura të merreshin qoftë edhe me koordinimin e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit në funksion të procesit zgjedhor”, tha Ministri.

Sipas tij, mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “regjistrimi” është justifikim. “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar. Aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu edhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit”. /Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: emigrantëtmajkovotimi

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Detaje nga vrasja në Fier, autori përdori automatik me silenciator, goditi viktimën në ballë

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip