Skip to content
Aktualitet

A do të pranonte një debat publik me Ramën? Basha: “Ka të paktën që në vitin 2006 që…”

· 2 min lexim

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se është i gatshëm për një debat me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Opinion” Basha ka thënë se ka të paktën që në vitin 2006 që e fton Raën në një debat publik. Kreu i PD ka deklaruar se kjo nuk është një çështje mes atyre të dyve, por është detyrim ndaj qytetarëve në veçanti para zgjedhjeve që ata që qeverisin të japin llogari. Sipas Bashës, rama e ka për detyrë t’u thotë njërëzve çfarë ka bërë këto 8 vite dhe se është shumë i gatshëm  për një debat. Ndërsa për të është detyrim të thotë para shqiptarëve se për çfarë e kërkon mandatin.

“Ka të paktën që në vitin 2006 që e ftoj në një debat publik. Kjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është detyrim ndaj qytetarëve të vendit në veçanti para zgjedhjeve që ata që kanë përgjegjësinë qeverisëse të debatojnë dhe të japin llogari. Ai e ka për detyrë t’u thotë njerëzve çfarë ka bërë këto 8 vite. Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrimi i tij karshi shqiptarëve pas 8 vjet qeverisje të vijë në debat dhe të thotë çfarë ka bërë këto 8 vite. Është detyrimi im para shqiptarëve t’u them çfarë kërkoj për mandatin”, deklaroi Basha.