Skip to content
Politikë

A do të arrestohet Sali Berisha? GJKKO merr vendimin sot

· 1 min lexim

Pritet që të jepet sot vendimi për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

SPAK ka kërkuar një masë më e fortë, konkretisht arrestimin e Berishës dhe jo masën arrest shtëpie. Por në fund, do të jetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ajo që do të vendosë mbi fatin e deputetit Berisha.

Ndërkohë, pritet që sot seanca në GJKKO të jetë e gjatë, ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme, pasi Sali Berisha e kundërshtoi vendimin e parë të detyrim paraqitjes, duke e konsideruar si antikushtetues.